Tre komandantët e UÇK-së që u mbrojtën në heshtje nga Specialja

Ramush Haradinaj, Sami Lushtaku e  Shukri Buja, janë tre komandantët e ftuar nga Specialja që janë mbrojtur në heshtje para pyetjeve të prokurorëve të Hagës.

Tre komandantët e UÇK-së që u mbrojtën në heshtje nga Specialja

Ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj sot u intervistua nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai nuk iu përgjigj asnjë pyetje të hetuesve, pasi që zgjedhi të mbrohet në heshtje.

Pas intervistimit deklaroi për media se për këtë veprim të tij kishte marrë këshillë ligjore.

“Jam paraqit për me kry obligimin ligjor. Kam pranu këshillën ligjore për mos me u përgjigj, kam kry obligimet në bazë të ligjit”, ka deklaruar Haradinaj.

Njësoj në heshtje u mbrojt edhe komandanti i Drenicës, Sami Lushtaku. Pas përfundimit të intervistës tha shkurt se e mbrojti UCK-së. Mbrojtja në këtë rast ishte shënuar përmes mospërgjigjes në asnjë pyetje të prokuorëve.

Në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte është ftuar edhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes, Shukri Buja Shukri. Të marten ai ishte marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës.

Mësohet se edhe Buja është në mesin e komandantëve që është mbrojtur në heshtje.

Për dallim prej tyre komandanti i Zonës së Llapit, rrustem Mustafa për dy ditë radhazi u ishte përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, në janar të këtij viti.

Në heshtje është mbrojtur edhe ish-zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi. Ai është intervistuar sot nga specialja. Në deklarimin për media ai tha shkurt se ka kryer një obligim ligjore./Insajderi.com