Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës “Shënjestra”, i cili ka pas të bëjë me kontrabandën me armë, ka rezultuar me arrestimin e 18 personave të dyshuar, shkruan Insajderi.
Në një konferencë për media nga PK, kanë bërë të ditur se janë sekuestruar 57 armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme, 9 mijë fishekë, dy vetura, 10 mijë euro dhe 25 celularë.
Sipas PK, trafikimi është bërë nga Maqedonia, Turqia, Serbia dhe Mali i Zi./ Insajderi.com
Operacioni është zhvilluar në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren dhe Pjesë në 27 lokacione të ndryshme. Ata ishin grup të cilët në bashkëveprim e kanë kryer këtë vepër penale./ Insajderi.com