Probleme në operatorin Vala – Telekomi sqaron situatën

Probleme në operatorin Vala – Telekomi sqaron situatën

Operatori i komunikimit Vala ka pas probleme teknike në disa zona të caktuara.

Për këtë Telekomi i Kosovës ka dal me një sqarim ku ka thënë se ekiper tekonike janë duke bërë maksimumin që të eliminohen këto probleme.

“Për shkak të disa problemeve teknike të shfaqura në sistemin operativ të VALA-s gjatë ditës së sotme, janë evidentuar kohë pas kohe pengesa në komunikim dhe si pasojë komunikimi nuk ka qenë i mundur në disa shërbime në rrjetin mobil të VALA-s në disa zona të caktuara. Ekipet teknike janë duke bërë përpjekje maksimale që të eliminojnë të gjitha problemet e shfaqura sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ta rikthejnë funksionimin normal të gjitha gjithë shërbimeve si në gjendjen e mëparshme, për të siguruar komunikim të pandërprerë për të gjithë konsumatorët tanë”, thuhet në njoftim.

Në fund, Telekomi u ka kërkuar falje konsumatorëve që mund të kenë vështirësi në komunikim. /Insajderi.com