Zogiani akuzon Pal Lekajn se po i bënë favore kompanisë Albi

Zogiani akuzon Pal Lekajn se po i bënë favore kompanisë Albi

Avni Zogiani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje është duke e akuzuar, ministrinë e Infrastrukturës, Pal Lekajn se është duke i bërë favore kompanisë “Albi Market”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zogiani ka shpërndarë disa pamje ku shihen kolonat e gjata rrugës së Veternikut, duke e quajtur “Klientelizmi në vepër”, shkruan Gazeta Insajderi.

Rruga dy kahshe e Veternikut gjatë orëve të pasdites është e mbi ngarkuar nga veturat. Pasi që në këtë rrugë janë duke u zhvilluar disa punime rrugore.

Për tollovin që krijohet në këtë rrugë Ministria kishte dal me një njoftim për qytetarët ku ka treguar se nga nesër do të lëshohen disa rrugë tjera ndihmëse.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga nesër prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /Insajderi.com