Deputeti i AAK-së: Kur bën koalicion me shumë parti, është problem të funksionosh si duhet

Deputeti i AAK-së: Kur bën koalicion me shumë parti, është problem të funksionosh si duhet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se është problem të funksionosh kur bën koalicion me shumë parti.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, duke komentuar numrin e madh të zëvendësministrave, ai tha se ka pasur lëshime gjatë qeverisjes së Haradinajt në këtë drejtim.

“Nuk dua të arsyetoj çdo veprim, por ka pasur lëshime në këtë drejtim. Kur bën koalicion me shumë parti, është problem të funksionosh si duhet”, ka thënë Isufi.

Ai ka komentuar edhe rritjen e pagës nga ana e tashmë kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinajt.

“Niveli i pagës së kryeministrit ka qenë i barabartë me të prokurorëve e të gjykatësve. Por tash e kemi ligjin e pagave. Ndoshta s’është më i miri, por është ligj”, tha Isufi.

Për punësimet partiake, ai tha se ka pasur lëshime, por që, sipas tij, “nuk duhet të ndodhin”.