Shpërthen transformatori, një i vdekur dhe tre të lënduar

Shpërthen transformatori,  një i vdekur dhe tre të lënduar

Ka humbur jetë një punëtor dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës.

Mendohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të ngarkesës së madhe të transformatorit në këto ditë  të nxehta vere.

Defekti la pa energji për pak kohë bizneset përgjatë autostradës, zonën e Kamzës, Vorës dhe Mëzezit, por OSHEE njoftoi se furnizoi stacionin me linjën rezervë dhe situata është normalizuar./rtsh/