Pasi mori qindra komente kundër – mjeku që promovoi dhunimin e grave fshin thirrjen në Facebook

Pasi mori qindra komente kundër – mjeku që promovoi dhunimin e grave fshin thirrjen në Facebook

Mjeku kosovar Nazim Qehaja, ka larguar statusin e bërë sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka komentuar veshjen e këngëtares Fjolla Morina, e cila mbrëmë u paraqit mjaft provokative në një koncert në Skenderaj, shkruan Insajderi.

Ai këtë e bëri pasi mori shumë komente kundër asaj që e tha.

Në atë publikimi Qehaja, ka thënë se në aspekti human, profesional dhe psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla provokuese nuk duhet të përgjigjen para ligjit.

“Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokativë, nuk duhet të përgjigjën para ligjit”, ka shkruar Qehaja.

Nga reagimet e shumta për Fjollën, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grup-moshën e audiencës, në  sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj./ Insajderi.com