Enver Hoxhaj: Ata që thirren anti-PDK, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së

Enver Hoxhaj: Ata që thirren anti-PDK, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me partitë politike, që kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në.

Hoxhaj ka thënë se këto parti përpjekën ta ndërtojnë profilin e tyre politik duke u thirr si anti PDK.

“Në këto 20 vjet, janë një grup partish politike dhe politikanë që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politik, duke u thirr gjoja si anti PDK, pa iu ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve të Kosovës. As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës”, ka shkruar fillimisht ai.

Ndërsa ka theksuar se sa herë që flitet për zgjedhje të mundshme,  ata turren të japin deklarata për PDK, pa i përmendur qytetarët dhe platformën politike.

“Dhe për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka përfunduar shkrimin e tij Evner Hoxhaj./ Insajderi.com