Telashe për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë

Telashe për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë

Bashkëatdhetarët që kanë marrë rrugën për Kosovë po u duhet të presin 4 orë në kufirin Merdare, ndërsa deri në dy orë për të dalë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje shumë më pak ka në kufirin Dheu i Bardhë. 3 deri në 5 minuta u duhet mërgimtarëve të presin për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare.

E njëjtë rezulton të jetë gjendja edhe në Muçibabë, Multivodë e Jarinje.