AKR përmend vetëm një parti me të cilën nuk preferon koalicion

AKR përmend vetëm një parti me të cilën nuk preferon koalicion

Sekretari i partisë, Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli, ka thënë se nëse AKR del e vetme në zgjedhje, nuk e ka problem pragun zgjedhor.

Makolli në RTV Dukagjini ka folur për dorëheqjen e Haradinajt ku ka thënë se ishte e befasishme dhe sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje.

“Pa dakordim të partive opozitare qeveri teknike nuk mund të ketë”, tha ai.

Ai ka thënë se vijat e kuqe tashmë janë bërë banale por mund të ketë preferenca për të shkuar me parti të caktuara në koalicione parazgjedhore.

Duke folur për zhvillimet brenda AKR-së, Makolli ka thënë se Agim Bahtiri nuk ka dhënë dorëheqje nga partia as zyrtarisht e as formalisht.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së ka thënë se kjo parti ka sakrifikuar vetën kur ka hyrë në koalicion me PAN-i, pasi sipas tij e ka kërkuar situate në interes të shtetit.

Makolli ka thënë se AKR është e përgatitur të futet e vetme në zgjedhje por varësisht nga interesi, kjo parti mund të futet në koalicione parazgjedhore.

“PDK është me pak e dëshiruar për një koalicion parazgjedhor, të gjitha tjerat janë opsione më të mundshme”

Ai ka thënë se në bazë të analizave të tyre AKR mund të merr rreth 10% në zgjedhje.