MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Afrika Qendrore

MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Afrika Qendrore

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Republika Qendrore e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

“Republika Qendrore e Afrikës është vendi i 14-të që ka tërhequr, pezulluar ose saktësuar qëndrimin e saj për të mos e pranuar Kosovën”, deklaroi Daçiq.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka mohuar pretendimet e Daçiqit, duke i konsideruar të parëndësishme.

“Absolutisht jo, edhe pse është shume e parëndësishme se çka thotë Daçiq. Mashtrimet e tij i kane pare te gjithë se si kane rezultuar ne te kaluarën. Ne jemi në kontakte te vazhdueshme me te gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën por edhe me ato qe pashmangshëm do ta njohin shtetin tone. Propaganda e Daçiq nuk ka fare ndikim ne zhvillimet pozitive te vendit tone ne arenën ndërkombëtare.”, u shprehë ai./Indeksonline/