Firma “Salillari” fiton tenderin pa konkurs, këto janë fitimet marramendëse

Firma “Salillari” fiton tenderin pa konkurs, këto janë fitimet marramendëse

Firma e ndërtimit “Salillari”  konsiderohet se është e preferuar e ekzekutivit, e pushtetit vendor për ndërtime rrugësh e objektesh të tjera dhe likuidimesh nga thesari.

Emri i firmës u përmend  nga denoncimi i nënkryetarit të Partisë  Demokratike gjatë ditës së djeshme për ndryshimin e VKM, sipas të cilit asnjë kompani private nuk do të merrte tendera nëse në tenderin në process ku nuk e ka përfunduar 70 përqind të punimeve.

“Me një akt të paprecedentë dhe skandaloz, Edi Rama ka ndryshuar rregullat e lojeës me një vendim qeverie, në mënyrë që klienti i tij, Salillari, të marrë tenderin 15 milionë euro tek Shqiponja.

Për këtë tender janë në garë 8 kompani, por fituesi është paracaktuar nga Edi Rama, duke miratuar një vendim qeverie që shfuqizon pengesën ligjore për shpalljen fitues të Salillarit” denoncoi PD ditën e djeshme. Sipas të dhënave të bëra publike nga Open Data Albania, të marrura direkt nga thesari i shtetit, firma “Salillari” ka pasur transaksione të vazhdueshme për likuidim punimesh.

Shifra e përfituar nga buxheti I shtetit, është e majme, dhe kurba e rritjes së kësaj kompanie po ashtu. Në 255 transaksione të regjistruara në Open Data Albania, shifra e përfituar është 6,590,550,378.00 leke, një shifër e madhe krahasuar me kompanitë e tjera private.

Nëse shikojmë grafikun e  rritjes së xhiros së firmës “Salillari”, xhiroja e siguruar në vitin 2018, është me e madhja që kjo firmë ka pasur në të gjitha vitet e tjera që kur ka filluar punën në vitin 1994, nga një biznes me qendër në Berat. Pjesën më të madhe të luanit, në xhiron vjetore, madje edhe fitimit, kjo firmë e ka nga fondet e buxhetit të shtetit, raporton newsbomb.al.