Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rishqyrtuar edhe njëherë kërkesën e Naim Bazajt për tërheqje nga gara, pasi kështu e ka obliguar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe KQZ përsëri ka lejuar tërheqjen e Bazajt.
Anëtarët e Komisionit, me shtatë vota pro dhe dy vota kundër, morën vendimin që të pranojnë tërheqjen nga gara zgjedhore të Naim Bazajt, njofton Ekonomia Online.
Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ishte kundër që t’i lejohet tërheqja nga gara Bazajt.
Sipas tij, ky vendim është i paligjshëm pasi që KQZ-ja nuk mundet më iu përshtat secilës kërkesë të partive politike dhe kërkesave të kandidatëve të cilat i adresojnë.
Bazaj, një zyrtar i lartë i PDK-së në Drenas, pasi nuk ishte kandiduar nga partia, kishte vendosur të garojë i pavarur.
Por, pas takimeve me Kadri Veseli, ai e ka ndërruar mendjen dhe publikisht ka shprehur përkrahje për kandidatin Ramiz Lladrovci.
Ngjashëm ka vepruar edhe Rrahim Elshani.
Gjatë javës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka miratuar një ankesë të subjektit Nisma për Kosovën, të cilën thuhet se KQZ-ja ka anuluar jashtëligjshëm largimin nga gara të Bazajt.
PZAP e kishte obliguar KQZ-në ta rishqyrtojë përsëri vendimin e saj, por pas këtij vendimi KQZ doli përsëri me vendim të njëjtë.