Si po abuzojnë hoxhallarët me barna popullore, i blejnë 20 euro e i shesin 200

Si po abuzojnë hoxhallarët me barna popullore, i blejnë 20 euro e i shesin 200

Mjekët popullorë e imamët shumicën e kohës, njerëzve me probleme e që i konsiderojnë pacientë ju rekomandojnë disa barna popullore, për të arritur suksesin pas disa seancave në ordinancat e tyre.

Psikoterapeuti , Ylli  Avdijaj  thënë për InDoks që shumë persona janë duke u dëmtuar shumë metodat e tretmani i padinjitetshëm nga biznesmenët e magjisë, e që në fund përfundojnë tek ta. Edhe më keq, shpesh përfundojnë edhe tek psikiatri, ku duhet të trajtohen pastaj edhe me barna të rënda.

“Zakonisht janë raste psikotike që kanë të bëjnë me skizofreninë, janë raste të rralla për të cilat duhet mu trajtu një rast të tillë, duhet kohë. Shumica e personave që vijinë tek ne së pari kanë qenë tek një mjek popullor ne jemi të fundit  ndoshta mungon ajo vetëdija, që se çka bën psikoterapia”, ka thënë Avdijaj.

Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri, që njihet për qëndrimet e tij kundër radikalizmit fetar, për InDoks ka ndarë disa nga përvoja tjera që tregojnë edhe për abuzime financiare me barna popullore. Për biznes në dëm të hallexhinjve.

“ Një rast interesant me hoxhën nga Egjipti është se ai i ka disa preparate të cilat i përgatit në Egjipt me vaj ulliri dhe ka raste që ka shku një njeri që u paraqit si hoxhë e i ka ble barnat për në Kosovë”, ka thënë Hajzeri.

Mirëpo sipas imamit, hoxha nga Egjipti nuk ka qenë në dijeni për këtë biznes që po zhvillohej me barnat e tij në Kosovë.

“ Hoxha ishte shumë i shqetësuar e kishte thirrur dikush prej Kosovës i kishte thënë se si mundesh me shit një ilaç 200 euro. Ai njeri e ka shfrytëzu të mirën e hoxhës në Egjipt i ka ble 20 euro kurse në Kosovë i ka shitur 200 euro, prej asaj dite hoxha nuk ka shit gjëra të tilla njerëzve, sepse ai ka thënë se ja kanë keqpërdorur mundësinë”, ka shtuar Hajzeri.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.