Kryeimami thotë se BIK-u ua ndalon imamëve seancat e shërimit me Kuran e hajmalitë, pse ata e vazhdojnë këtë biznes?

Kryeimami thotë se BIK-u ua ndalon imamëve seancat e shërimit me Kuran e hajmalitë, pse ata e vazhdojnë këtë biznes?

Kryeimami Bekim Jashari thotë Bashkësisë Islame e Kosovës(BIK) gjatë vitit 2004 ua ka ndaluar imamëve të  saj që të merren me aktivitetin e ashtuquajtur shërim nga magjia, as e zeza e as e bardha.

“ Në vitin 2003-2004 ne kemi pasur një udhëzim nga kryesia e BIK-ut që ka ndaluar që imamet të merren me këtë fushë, mirëpo BIK ka një udhëzim që e ndalon një gjë të tillë duhet ta përfillin edhe ata që veprojnë në salla e zyre”, ka thënë Jashari.

Por përkundër këtij vendimi imamët kanë hapur ordinanca që duhësh të presësh në termin gjatë, për shkak të mbingarkesës me klientë.

“ Ka ordinanca që shërojnë kinse me kuran dhimbjen e barkut, kancerin, problemet me zemër”, ka shtuar Jashari.

Jashari thekson se Bashkësia Islame duhet ta ripërsërit këtë udhëzim dhe t’i qëndroj shumë pas këtij bzinesi që po keqpërdoret.

“ Nëse ëndrrat i paraqesin si realitet atëhere populli i kalon të kalurës dhe jetohet më të vdekurit, ne po jetojmë me të gjallët dhe këtë duhet ta dijinë të gjithë imamët, mendoj që BIK duhet ta ripërsërit këtë udhëzim”, ka shtuar Jashari.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.