Haxhiu për Haradinajn: Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, i ra pishman për dorëheqjen

Haxhiu për Haradinajn: Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, i ra pishman për dorëheqjen

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas veprimit të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim e dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të vendit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas këtij akti.

Haxhiu në një shkrim të bërë në Facebook ka shkruar se, Haradinaj ka dhënë dorëheqje duke u viktimizuar me ftesën nga Gjykata Speciale, që sipas deputetes arsye nuk ishte ftesa e speciales.

“Kur pa që nuk mundet më të përfitoi në emër të luftës, duket se i ra pishman për dorëheqjen. Tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sepse mundohet të gjej një deriçkë për të ruajtur pushtetin që e kishte dhe që e keqpërdori aq shumë”, ka shkruar Haxhiu.

Deputetja ka theksuar se kthim prapa nuk mund të këtë dhe se duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme sa më parë.

Haxhiu konsideron se shpresa e vetme për vendin është Lëvizja Vetëvendosje.