Haradinaj e pret në zyre deputeten e Kosovës, diskutojnë për themelimin e një komune të re

Haradinaj e pret në zyre deputeten e Kosovës, diskutojnë për themelimin e një komune të re

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepin, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me deputeten Rexhepi, njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), ka diskutuar edhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës.

“Prita në takim deputetën e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilia Rexhepi, me të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.