Katër ditë më pas, më saktësisht më 3 gusht të këtij viti Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, ku do të zgjidhet kryetari i LDK-së.
Përkundër se data e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie është shumë afër ende nuk ka asnjë kandidatë zyrtar për këtë pozitë. Përderisa dëshirën për t’i prirë LDK-së kanë shprehur haptazi disa anëtarë të kësaj partie.
Kryetari aktual i LDK-së Isa Mustafa gjatë viti të kaluar i ishin shfaqur disa probleme shëndetësore, por që aktualisht qëndron në gjendje të mirë shëndetësore.
Në nëntor të vitit 2010, Isa Mustafa ishte bërë për herë të parë kryetar i LDK-së duke mposhtur në garë Fatmir Sejdiun i cili ka shprehur gatishmërinë që të kandidojë përsëri për kryetar të kësaj partie/Insajderi.com
Votoni tani!