Isa Mustafa mbledh LDK-në – çfarë po përgatitet për ditën e zgjedhjeve të brendshme?

Isa Mustafa mbledh LDK-në – çfarë po përgatitet për ditën e zgjedhjeve të brendshme?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur në takim nënkryetarët e kësaj partie, lidhur me zgjedhjet e brendshme në këtë parti. Takimi pritet të fillojë nga ora 14:00.

Në selinë e LDK-së deri tash ka arritur Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa .

Muhaxheri ka thënë se takimi është thirrur nga kryetari Mustafa.

“Takimi është ftuar prej kryetarit. Ka të bëjë me 3 gushtin, edhe zgjedhjet e brendshme. Ne konsultim me kryeartët e degëve e ka ftuar takimin”, ka thënë Muhaxheri për Express.

Në këtë takim pritet të definohet agjenda e së shtunës, por edhe numri i kanditatëve për garë të kryetarit të LDK-së. Madje mund të ketë marrëveshje që mos të ketë fare garë, për të shkohet me një kanditat.