Asfaltohet rruga Samadrexhë – Nadakoc

Asfaltohet rruga Samadrexhë – Nadakoc

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, tëmartën ndoqi nga afër asfaltimin e rrugës magjistrale Samadrexhë – Nadakoc, komuna e Vushtrrisë.

Banorët e kësaj ane e falënderuan ministrin Lekaj për asfaltimin e kësaj rruge me rëndësi për ta, rehabilitimi i së  cilës ka qenë nevojë e kamotshme.

Kjo rrugëështë e gjatë afër 2 kilometra dhe po realizohet në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve.