Burgim të përjetshëm ndaj Naser Pajazitit për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Burgim të përjetshëm ndaj Naser Pajazitit për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Gjykata e Apelit, ia ka vërtetuar dënimin më burgim të përjetshëm të akuzuarit Naser Pajazitit i cili u shpall fajtor muaj më parë, për vrasjen e Donjeta Pajazitit.

Sipas një njoftimi, Apeli gjeti se ankesa e të akuzuarit për vrasjen e D.P., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 23.04.209, është e pa bazuar në ligj.

Kolegji profesional i kësaj gjykate, vlerësoj se aktgjykimi i shkallës së parë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk  ka  shkelje të ligjit penal.

Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit konstatoj se meqenëse në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë rrethana posaçërisht renduese, ashtu sikurse ka vlerësuar edhe  gjykata e shkalles se parë, dënimi me burgim të përjetshëm është në harmoni më rrezikshmërinë shoqërore të  kësaj vepre dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarit, dhe më këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit, sikur parasheh neni 44 i KPRK-së. /Insajderi.com