Dy thirrjet e Vetëvendosjes për Bordin e Telekomit

Dy thirrjet e Vetëvendosjes për Bordin e Telekomit

Bordi i Telekomit të Kosovës ka shkëputur sot kontratën me kompaninë telefonike Z-mobile, shkruan Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate, i ka bërë thirrje Bordit të Telekomit se duhet lënda të dërgohet në Prokurori dhe në Gjykata me qëllim për ta njohur dëmin e shkaktuar nga Z Mobile dhe dëmshpërmblimet.

Është urgjente të dërgohet lënda e plotë në Prokurori e edhe në Gjykata  me qëllim njohjen e dëmit të shkaktuar dhe dëmshpërblimint e Telekomit të Kosovës nga Dardafone. net (ish Z-mobile), Si dhe të marrë masat e plota nëpërjet zyrës së tyre ligjore për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të padrejtë të arbitrazhit”, thuhet në komunikatë.

LVV i ka bërë thirrje edhe Autoritetit Rregullativ që 300 mijë numrat në përdorim të Z Mobile, t’i kalojnë Valës dhe sipas tyre, çdo zvarritje e këtij procesi është vazhdim i dëmtimit të Telekomit.

Çdo kërkesë e kompanisë Dardafone.net, për veprime apo kërkesa në fushën e telekomunikimeve të mos merret në konsideratë nga ARKEP për sa kohë që një seri lëndësh, raportesh, hetimesh janë duke u zhvilluar prej krimeve ekonomike deri tek Komisioni hetimor parlamentar në Kuvend.

“Bordi i Telekomit dhe ARKEP janë përgjegjës që periudha e tranzicionit për numrat e ish Z-mobile të mos jenë në asnjë formë vegëz për çfarëdolloj keqpërdorimi të ri nga Dardafone.net. Çdo shtyrje apo keqpërdorim në disfavor të Telekomit të Kosovës lidhur me këto numra që i takojnë kësaj ndërmarrje i bën përgjegjës këta zyrtarë aktualisht në detyrë”, ka thënë tutje VV

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kjo është fitore e madhe falë këmbënguljes së punëtorëve e qytetarëve por ajo do të jetë e plotë kur Telekomit t’i kthehen fondet e tjetërsuara./Insajderi.com/