Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka thënë sot se presidenti Hashim Thaçi është duke e nënçmuar skenën politike.
Deda në emisionin “Përballje ditore”, është shprehur se Thaçi duhet t’i kryej brenda ditës diskutimet me partitë e jo të zgjasë kaq shumë.
“Kushtetuta i jep dy mundësi. Unë e kam dëgjuar diçka që nuk është e bazueshme për Qeveri teknike. Ajo është kot kur thuhet se Kuvendi sipas Kushtetues mund ta zgjedh një Qeveri të re politike, ku përfaqësues nuk është PAN-i. Vullneti i partive është të shkojmë në zgjedhje, e jo për këtë”, ka thënë ai.
Ilir Deda, ka theksuar se më së largu javën e ardhshme do të shpërndahet kuvendi, duke thënë se e shpërndajnë vetën e vet.
“Po i presim tani zgjedhjet e LDK-së, të shohim se kush do të jetë udhëheqja e re në mënyrë që ta dimë se a do t’i bashkojë partitë tjera opozitare. Unë jam gjithmonë për kthesë, duhet bërë presion për përgjegjësi për ata që thirren në ndryshim. Logjika është që PAN-i me shku në opozitë, ndërsa opozita e tanishme LDK- LVV- PSD, dhe ne të tjerët, e edhe ata që nuk janë duke garuar në zgjedhje, me kualitet mendor do ta forconin listën”, ka thënë ai./ Insajderi.com