Thaçi për kafe me Behgjet Pacolli, Baton Haxhiun dhe këshilltarin e tij – çfarë po planifikojnë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot kanë pirë kafe bashkë në një kafene të Prishtinës. Aty normalisht nuk ka munguar edhe Baton Haxhiu.

Udhëheqësi i AKR-së, Behgjet Pacolli, që aktualisht është zëvendëskryeministër në largim, është parë duke pirë kafe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me gazetarin Baton Haxhiu. Me ta ishte edhe këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku.

Për takimin mes tyre nuk është thënë asnjë fjalë – nuk dihet pse janë takuar. Pacolli në të kaluarën njihet me afërsinë me Thaçin.

Madje, Pacolli edhe në deklarimet mediale që i ka pasur i ka dalë krah Thaçit për idenë e ndryshimit të kufijve, duke thënë se presidenti nuk do ta lejonte asnjëherë cenimin e territorit të Kosovës./Express.