Flet familja e shqiptarit që u gjend i vdekur në burgun e Greqisë: Ishte njeri i mirë, nuk është vetëvrarë

Flet familja e shqiptarit që u gjend i vdekur në burgun e Greqisë: Ishte njeri i mirë, nuk është vetëvrarë

Familja Hila në Dardhë të Hotolishtit, në Librazhd, ende nuk është bindur për shkakun e vdekjes së njeriut të tyre në Athinë. Sipas tyre, 52 vjeçari Gani Hila kishte shenja dhune dhe nuk ka vrarë veten ashtu siç ka raportuar policia greke.

Ata janë në pritje të autopsisë për të marrë një përgjigje sa më të saktë. Sipas familjarëve Hila ishte ndaluar nga policia sepse nuk kishte dokumente me vete.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë dhe ata u njoftuan me telefon se 52 vjeçari kishte vrarë veten në paraburgim në Athinë të Greqisë. Hila kishte 20 vjet që jetonte në metropolin fqinjë dhe ishte baba i dy djemve 18 dhe 10 vjeç.

“E mora vesh nëpërmjet telefonit që është vrarë, ka vdekur xhaxhai. Nuk e besova. Na thanë që për punë letrash, kishte vajtur në punë, kishin ardhur policët, i kishin thënë ku i ke letrat dhe ai i tha që “s’kishte për momentin”. Pastaj e kishin marrë e kishin futur brenda në burg dhe atje na thanë që e kishin rrahur keq, kishte shenja dhune, kishte vdekur brenda në burg dhe e kishin shpallur sikur ishte vetëvarur, por nuk e besoj të jetë vetëvarur sepse nuk ka pasur konflikte me njeri. Nuk kishte arsye pse ta vriste veten sepse ishte një njeri shumë i mirë”, mbesa e viktimës, Xhemile Hila, percjell abcneës.