Vatovci pas akuzave ndaj këshilltarëve të Haradinajt – reagon sërish: Po më kërcënojnë

Vatovci pas akuzave ndaj këshilltarëve të Haradinajt – reagon sërish: Po më kërcënojnë

Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara orë më parë deklaroi se dy këshilltarët të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt e kishin ofenduar rëndë.

Ai deklaroi se Gazmend Abrashi dhe Jahir Morina e kanë nxjerrë jashtë nga një mbledhje, madje e kanë sharë me nënë dhe se ia kanë dhënë organin gjenital në gojë në mes të teatrit.

“Unë jam kanë njeriu që e kam mbështet më së shumti kryeministrin Haradinaj, po më së paku kam përfitu unë edhe jam zhgënjyer për arsye se këshilltarët e tij që janë më të afërt, jo vetëm që më kanë injoru por edhe më kanë qitë edhe prej sallave nëpër mbledhje në ndonjë mbledhje komemorative ose në teatër. Këshilltari kryesor i Ramush Haradinajt ma shan nanën edhe ma jep organin në gojë”, ka thënë Vatovci në #Gjesi.

E për këtë deklaratë të dhënë, Periskopi ka kontaktuar me Vatovcin për ta pyetur se a e ka lajmëruar rastin në polici.

Vatovci deklaron se rastin nuk e ka raportuar në polici sepse nuk i’u beson. Ai tutje thekson se pas deklaratës së dhënë, vazhdimisht është duke marrë kërcënime nga persona të dyshimtë e që vazhdimisht kërkojnë ta dijnë vendndodhjen e Vatovcit.

‘Jo, jo nuk e kam paraqitë rastin në Polici se s’ki ku e paraqet. Edhe nuk guxoj mo me dhanë deklarata se po marrë kërcënime, vazhdimisht po më thërrasin persona të paidentifikuar”, duke mos shtuar asnjë detaj tjetër./Periskopi