“Shtapiqa dhe Redbulla” – Kadri Veseli në ndejë me Sami Lushtakun dhe Abelard Tahirin

“Shtapiqa dhe Redbulla” – Kadri Veseli në ndejë me Sami Lushtakun dhe Abelard Tahirin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës njëkohësisht kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përkundër se është duke insistuar ta shpërbëjë Kuvendin e Kosovës për të shkuar vendi në zgjedhje sot është takuar me Sami Lushtakun dhe Ablerad Tahiri.

Në një ambient aspak të zakonshëm, Veseli duket të ketë qenë mysafir i Lushtakut, ku nuk kanë munguar as pijet. Kësaj radhe nuk ka pasur alkool, por vetëm Redbulla.

Veseli dhe Lushtaku kanë pasur një përplasje nga disa njëri me tjetrin. Kjo për shkak të një vendimi të Veselit, për shkarkimin nga pozitat brenda PDK-së, të gjitha ata që janë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo pati ngjallur reagimin e Lushtakut, i cili publikisht pati kërcënuar se “nuk ka bir nëne që e largon nga PDK”.