Mërgimtarët po ‘torturohen’ në kufi të Serbisë deri në 6 orë pritje

Mërgimtarët po ‘torturohen’ në kufi të Serbisë deri në 6 orë pritje

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pritjet për të dal nga Kosova shkojnë deri në 6 orë, ndërsa kolona është deri në një kilometër e gjysmë.

Kjo për të hyrë në Serbi, por pritje ka edhe për të hyrë në Kosovë, që zgjasin tri orë.

Edhe në pika të tjera kufitare, Mutivodë, Dheu i Bardhë Jarinje, Muçibabë ka pritje, por me pak.              Në Mutivodë në dalje ka pritje mbi dy orë. Këto të dhëna janë rifreskuar pas orës 17:00.