Studentëve të kolegjeve private u mungon libri amzë në Ministrinë e Arsimit

Studentëve të kolegjeve private u mungon libri amzë në Ministrinë e Arsimit

Studentët që studiojnë nëpër kolegje private, e kanë një shqetësim.

Drizan Shala ka përfunduar studimet Master në kolegjin privat “Juridica” , por ai po synon që të vazhdojë studimet edhe në një nivel tjetër.

Shala ka fituar një bursë në Danimarkë, në vlerë të 30 mijë eurove, për të vazhduar doktoraturën, por nuk do të mund ta shfrytëzojë atë.

Shala thotë se nuk do të dorëzohet deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Kolegji “Juridica” sipas Shalës, i është drejtuar Ministrisë së Arsimit duke kërkuar zgjidhje për këtë problem, duke potencuar se librin amëz e kanë dorëzuar në MASHT.

Probleme të ngjashme si të Shalës, kanë pasur edhe studentë të UBT-së. Argjira Gashi, që nga viti 2018, nuk ka arritur të vërtetojë diplomën e saj.

KTV-ja, që nga java e kaluar, ka pyetur Ministrinë e Arsimit për pretendimet e këtyre studentëve dhe për arsyen e mungesës së librave amëz por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.