Pas 30-të vitesh kontribut në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Sabri Hamiti, ka treguar se nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Këshillit Drejtues të kësaj partie, shkruan Insajderi.
Ai këtë vendim e bëri të ditur në Kuvendin e IX-të të LDK-së, ku i pari i kësaj partie u rizgjodh Isa Mustafa. Ai tha se nuk do të vazhdojë të jetë në strukturat e LDK-së, përveç se anëtar i saj.
Hamiti pas përshëndetjes për të pranishmit, shprehu bindjen e tij se ky formacion që u formua në Kuvendin e IX-të kësaj partie, do të jetë edhe formacion fitues për Kosovën.
“Ju përshëndes të gjithëve, jam i bindur se edhe ky formacion që po formohet sot edhe historia e LDK-së, duhet të tregojë që LDK-ja s’mund të jetë tjetër përpos bashkimi i fitores, që duhet të jetë edhe bashkimi i fitores për Kosovën. Faleminderit që më keni vu në listë por unë nuk duhet të jem në listë. Janë bo 30 vjet janë mjaftë, jam anëtar i LDK-së, kaq”./ Insajderi.com
Fjala në Kuvendin e LDK-së (3 gusht 2019)
FJALA NË KUVENDIN E LDK-së(3 gusht 2019)Ju përshëndes të gjithëve!Jam i bindur që edhe ky formacion që formohet sot, edhe historia e LDK-së, duhet të tregojë që LDK-ja s’mund të jetë tjetër pos bashkimi i fitores, që duhet të jetë edhe bashkimi i fitores për Kosovën.Ju faleminderit që më keni vënë në listë, por unë nuk dua të jem në listë të funksionarëve të LDK-së. Janë bërë 30 vite, mjaft janë. Jam anëtar i LDK-së. Kaq! Ju faleminderit!
Gepostet von Sabri Hamiti am Mittwoch, 7. August 2019