Detaje nga aksioni i Policisë në Brezovicë, ku u bastisën shtëpi e vila

Detaje nga aksioni i Policisë në Brezovicë, ku u bastisën shtëpi e vila

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarr sot një aksion kundër ndërtimeve që dyshohen të jenë ndërtuar pa leje në Brezovicë.

Operacioni është udhëhequr nga Njësia e Krimeve të Rënda të Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Në këtë aksion janë bastisur ndërtime që dyshohen të jenë ndërtuar pa leje në fshatin turistik të Komunës së Ferizajt.

Edhe inspektorët e Ministrisë së Ambientit dhe Pushtetit Lokal po marrin pjesë në aksion, ka konfirmuar për Insajderin, Mehmetali Hajdini, major i Policisë së Kosovës nga Rajoni i Ferizajt.

“Operacioni po zhvillohet nga drejtoria e krimeve të rënda në Prishtinë, ne jemi duke asistuar me policë të njësisë speciale dhe me policë të rendit. Në aksion po marrin pjesë edhe inspektorë të Ministrisë së Ambientit”, ka deklaruar Hajdini për Insajderin.

Insajderi ka mësuar nga burime brenda Ministrisë së Ambientit se janë bllokuar lejet ndërtimore që janë lëshuar në këtë zonë nga Komuna e Ferizajt.

Policia po ashtu ka bastisur disa objekte ndërtimore gjatë këtij aksioni. /Insajderi.com