Kandidati i AKR-së në Drenas shpallë vetën kryetar, 10 ditë para zgjedhjeve

Kandidati i AKR-së në Drenas shpallë vetën kryetar, 10 ditë para zgjedhjeve

Kandidati për kryetar komune në Drenas nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Elmi Thaçi, është i bindur se do të fitojë në zgjedhjet e katër dhjetorit.

Madje ai nuk hezitojë as ta shpallë fitoren qysh tash.

“Mund të them lirisht që unë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, e shpalli fitoren, shihem me 5 dhjetor”, ka thënë Thaçi i ekzaltuar.

“Të gjithë së bashku”, ka shtuar ai.

Ai e bëri këtë deklaratë nën praninë e Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit, që ishte i pranishëm në Drenas, për të nisur solemnisht punimet për ndërtimin e një fabrike të re të kërpudhave në Krajkovë, njofton Klan Kosova.