Pas publikimit të lajmit dhe videos nga Insajderi, përmes së cilës shihet një person në Prizren teksa keqtrajton një qen duke e sulmuar me tufën e qenve të tij, Prokuororia Themelore e Prizrenit, nis hetimet.
Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar me inicialet A.Sh, i cili është intrervistuar nga policia.
Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë, Fitore Mehmeti- Sejrani.
“Prokuroria Themelore në Prizren, me të marrë lajmin nga mediat, përkatësisht nga Gazeta On-line “Insajderi”, i publikuar më datë 13.08.2019, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, konform autorizimeve ligjore, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personin e dyshuar në pamjet e siguruara nga gazeta në fjalë, për shkak të dyshimit të arsyeshëm në kryerjen e veprës penale”Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve”, nga neni 346 i Kodit nr. 04/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Rasti sipas prokurorisë është duke u plotësuar me prova material.
“Policia e ka njoftuar prokurorin kujdestar se ka arritur t’a identifikoj personin e dyshuar me inicialet A.Sh., i njëjti është intervistuar nga policia dhe rasti është duke u plotësuar edhe me prova tjera materiale, në mënyrë që të vendoset për hapat e mëtutjeshme procedural”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Pamje të tmerrshme: Në Prizren shqyhet qeni nga një grup qensh dhe rrahet nga pronari i tyre