Konfirmohet dënimi i Zekirja Qazimit dhe gjashtë të tjerëve për terrorizëm

Konfirmohet dënimi i Zekirja Qazimit dhe gjashtë të tjerëve për terrorizëm

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, për dënimin e Zekirja Qazimit dhe gjashtë personave tjerë për vepra penale të ndërlidhura me terrorizëm.

Gjykata e shkallës se parë e ka dënuar  Zekirja Qazimi  me 10 vjet burgim, I.B. me 8, S.T. me 7 vjet e 6 muaj, B.B. me 4 vjet e 6 muaj, J.K. me 4, L.K. me 3 dhe I.K me 5.

Qazimi ishte imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan ka ligjërata edhe në kanalin Youtube në internet ku mund të dëgjohet në ligjërimet e tij.

Sipas njoftimit të Apelit, shtatw të akuzuarit janë gjetur fajtor për  një serë veprash penale si : rekrutimi për terrorizëm në bashkëkryerje, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist në bashkëkryerje, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik, si dhe mbajtja në kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve.

“Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i  kësaj gjykate, gjeti se  pretendimet e prokurorisë janë  të pabazuara, sepse nga gjykata e shkallës së parë, realisht janë vlerësuar si rrethanat lehtësuese, roli i të akuzuarve dhe kontributi i tyre në kryerjen e veprave penale, për të cilat janë shpallur fajtor. Po ashtu janë refuzuar si të bazuar edhe pretendimet tjera të avokatëve”, thuhet në komunikatën e Apelit. /Insajderi.com