
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda përshëndet veprimin e Policisë së Shtetit për të hetuar e referuar në prokurori dy rastet e gjuhës së urrejtjes online për shkak të besimit fetar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë të bëra publike në media.
“Harmonia dhe toleranca ndërmjet besimeve fetare të kultivuar në shekuj është gurthemeli i fuqisë së popullit tonë, që duhet ruajtur me krenari dhe në respekt të ligjeve”, thuhet në deklaratën e Gajdas.
Ndër tjera komisionari Gajda ka thënë se “Gjuha e urrejtjes në vendin tonë po shënon rritje shqetësuese në rrjetet sociale dhe KMD synon të bashkëpunojë me institucionet për të parandaluar dhe ndrequr këto shprehje diskriminuese që cënojnë dinjitetin e njeriut”.
Gazeta Insajderi dy ditë më parë ka raportuar për dy radikal nga Shqipëria që ofendojnë dhe kërcënojë myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët shkojnë për pushime në Shqipëri.
Anton Zefaj dhe Luigj Marku dëgjohen duke thënë se nëse shohin mysliman nga Kosova dhe Shqipëria në plazhet e Shqipërisë do t’i rrjepim si serbi.
“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, dëgjojet duke thënë në video njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luigj Marku. /Insajderi.com