Përfundon dasma – qytetari shokohet nga ajo që gjeti në oborrin e shtëpisë

Përfundon dasma – qytetari shokohet nga ajo që gjeti në oborrin e shtëpisë

Një qytetar nga Deçani ka shpërndarë disa fotografi në Facebook ku shihet se një plumb qorr ka përfunduar në zorrën për ujitje në oborrin e tij.

“Ja sa jemi të sigurt në shtëpitë tona! Gazmendet familjare dhe dasmat duhet festuar me zemër dhe jo plumba! Këtë plumb, sot e gjata në oborrin e shtëpisë time dhe sinqerisht u shqetësova për fëmijët e mi”, ka shkruar ai.

Ahengjet familjare po vazhdojnë të festohen me armë. Kjo dukuri po i shqetëson qytetarët duke mos qenë të sigurt as në shtëpitë e tyre.