Tri vajza nga Shqipëria përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin “Technovation Challenge”, që z" />

Tri vajza shqiptare në finale të garës botërore të teknologjisë

Tri vajza shqiptare në finale të garës botërore të teknologjisë

Tri vajza nga Shqipëria përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin “Technovation Challenge”, që zhvillohet në atë që njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, Silicon Valley në San Francisko.

Vajzat gjimnaziste Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, konkurrojnë me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara.

“Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit, ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë. Tri vajzat, të cilat përfaqësohen si një grup i njohur me emrin “D3COders”, falë aplikacionit të tyre kanë arritur ta çojnë Shqipërinë për herë të parë në finale.