VV: Republika nuk do të eksportojë paratë e mërgimtarëve

VV: Republika nuk do të eksportojë paratë e mërgimtarëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti së bashku me deputetë e aktivistë nga qendra e Rahovecit kanë takuar mërgimtarët që po kalojnë ditët e pushimit në atdhe.

VV nëpërmjet një postimi thotë se mërgata jonë e fuqishme deri tani është parë vetëm përmes ndihmës së madhe që i ka dhënë familjes.

“Me Lëvizjen kjo gjë do të ndryshoje, mërgata do të jetë edhe katalizatore direkte e zhvillimit ekonomik të Republikës. Paratë e shumta që dërgon diaspora nuk do të shkojnë vetëm në konsum, por do ta zhvillojnë ekonominë e rrisin mirëqenien e qytetarëve. Republika nuk do të eksportojë paratë e mërgimtarëve, por përmes investimeve do t’i shumfishojë ato”, thuhet në postim.