Një femër e komunitetit boshnjak është arrestuar në Mitrovicë, e cila në banesën e tyre e kishte sulmuar fizikisht nënën e saj.
Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor .
E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti kalon në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, dy ditë më parë në orët e mbrëmjes./ Insajderi.com