Rexhep Selimi tregon vitin kur është themeluar UÇK

Rexhep Selimi tregon vitin kur është themeluar UÇK

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është themeluar më 1994.

Selimi ka thënë s themelimi i UÇK-së është aktiviteti i Adem Jasharit dhe shokëve të tij.

“Kur bëhet fjalë për UÇK‘në, brezat janë lidhur me njëri-tjetrin. Në nëntorin e vitit 1994 janë bërë këto shkronja bashkë, UÇK, me rastin e nxjerrjes së komunikatës së parë të UÇK’së”, ka thënë Selimi në T7.

Selimi tutje ka thënë se personi i autorizuar për ta përcjellë zërin e UÇK’së ka qenë deputeti i PDK’së, Nait Hasani.

“Në atë komunikatë, personi i autorizuar për të çuar zërin e UÇK’së ka qenë Nait Hasani, i cili ka pasur përgjegjësi të madhe për kohën kur po flasim. Ai ka qenë rruga prej kur është nisur komunikata për të shkuar në zyrat tjera”, ka thënë Selimi.