Lajiq: Dëmi i drejtpërdrejtë nga vënia e taksave është një milion euro në ditë

Dëmi i drejtpërdrejt për Serbinë prej futjes së taksave për prodhimet serbe të cilat shiten në Kosovë është përafërsisht 1,07 milion euro në ditë, ka deklaruar ministri i tregtisë, turizmit dhe i telekomunikimeve i Serbisë Rasim Lajiq.

Lajiq: Dëmi i drejtpërdrejtë nga vënia e taksave është një milion euro në ditë

Ai për televizionin serb TV Pink ka thënë se në nivelin vjetor, dëmi do të jetë rreth 400 milionë euro.

“Dëmi i tërthorët do të jetë shumë më i madh, e kjo është humbja e tregut për afaristët serb madje edhe kur të hiqen taksat”, shton Lajiq.

“Heqja e taksave do të ketë rëndësi të madhe për afaristët serb”, pretendon ministri serb, mirëpo shton se ata në këtë treg nuk do të kthehen lehtë, sepse e kanë marrë afaristët e vendeve përreth me mallrat e tyre./Insajderi.com.