Turisti rrëzohet nga 10 metra lartësi në Durrës

Turisti rrëzohet nga 10 metra lartësi në Durrës

Një turist është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga 10 metra lartësi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Veliera në Durrës.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Raportohet se ka shembje në pjesë të ndryshme të trupit.