Krasniqi: Mocioni për shpërndarjen e Kuvendit në pajtim me qëndrimet e grupeve parlamentare

Krasniqi: Mocioni për shpërndarjen e Kuvendit në pajtim me qëndrimet e grupeve parlamentare

​Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, tha se propozojnë për shqyrtim mocionin për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

Mocion ky i cili është në pajtim edhe me qëndrimet e shprehura nga grupet parlamentare.

“Në bazë të nenit 82, paragrafi 1, pika 2, Kushtetutës së Republikës së Kosovës propozojmë për shqyrtim në këtë seancë mocionin për shpërndarje të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. Ky mocion është në pajtim me qëndrimet e shprehura nga të gjitha grupet parlamentare në mbledhjen e Kryesisë, me kryetarë të grupeve parlamentare të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli”, tha Krasniqi.

Për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duhet të votojnë së paku 2/3 e deputetëve ose 80 vota, e cila e përcakton edhe kuorumin.