Reagon Albulena Haxhiu pas sulmit të gazetarit nga truproja i Kadri Veselit

Reagon Albulena Haxhiu pas sulmit të gazetarit nga truproja i Kadri Veselit

Deputetja nga Levizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj sulmit të sotshëm ndaj gazetrit Mirlind Behluli nga nga truprojat e kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social në ‘Facebook’ ka shkruar se, sulmi ndaj gazetarit Mirlind Behluli është i papranushëm dhe duhet të ndiqet penalisht.

“Sulmi fizik ndaj gazetarit të T7, Mirlind Behluli, është i papranueshëm dhe duhet të ndiqet penalisht. Kur je ne panik nga humbja e pashpresë, fillon sulmet ndaj gazetarëve dhe jo vetëm, Kjo mendësi duhet të perëndoj qysh sot me shpërndarjen e Kuvendit!’, ka shkruar Haxhiu.