Ku ishte ish-kryeministri Haradinaj kur u shpërnda kuvendi?

Ku ishte ish-kryeministri Haradinaj kur u shpërnda kuvendi?

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përcjellur seancën e shpërndarjes së Kuvendit nga zyrat e partisë së tij në AAK.

Daut Haradinaj, ish-deputeti dhe vëllai i tij, ka treguar se Haradinaj ka vazhduar aktivitet në parti.

“Ai ishte në subjektin e vet në Aleancë – nuk është më në funksion të kryeministrit dhe po kryente agjendën e tij politike”, tha Haradinaj.

Shpërndarja e kuvendit ka ardhur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pasi ai u ftua nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.