Ambasada amerikane pas shpërndarjes së Kuvendit: Qeveria e re mos të humbasë kohë në ndërtimin e themelit për të ardhmen

Ambasada amerikane pas shpërndarjes së Kuvendit: Qeveria e re mos të humbasë kohë në ndërtimin e themelit për të ardhmen

Sot është shpërbë Kuvendi i Kosovës me 88 vota pro, shkruan Insajderi.

Pas shpërbërjes së Kuvendit, ka reaguar Ambasada Amerikane në Kosovë, ku ka thënë se kjo i hap rrugën Kosovës, për një qeveri të re e cila nuk do të humbasë shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen.

Ata kanë thënë se kuvendi ka ndërmarrë sot një hap të rëndësishëm.

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen”, kanë shkruara në rrjetin social Facebook, nga Ambasada Amerikane në Kosovë./ Insajderi.com