Janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen se kanë sulmuar objektin e Konsullatës së Përgjithshme e Turqisë në Prizren.
“Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren me lëndë djegëse, si gazë molotovi”, ka thënë për Insajderin kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha.
Si pasojë e sulmit objekti ka pësuar dëme të vogla materiale, ku janë thyer xhamat e një dritareje, ka bërë të ditur Hoxha.
Ndërsa mbrëmë disa persona kanë larguar flamuj të Turqisë të vendosur rrugëve të Prizrenit përkrah flamujve të Shqipërisë.