Veprimi i parë i Agim Bahtirit pas aderimit në Vetëvendosje, ndërlidhet me Albin Kurtin

Veprimi i parë i Agim Bahtirit pas aderimit në Vetëvendosje, ndërlidhet me Albin Kurtin

Disa orë pasi mediet raportuan se Agim Bahtiri ka braktisur Aleancën Kosova e Re për të kaluar në Vetëvendosje, kryetari i Mitrovicës Jugore ka ndërruar fotografinë e tij të profilit në Facebook.

Bahtiri ka publikuar një fotografi të tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gepostet von Agim Bahtiri am Mittwoch, 21. August 2019

Kurti dhe Bahtiri krijuan afrimitet që prej kohës kur kryetari aktual i Mitrovicës ishte pjesë e AKR-së.

Pas zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor më 2017, Bahtiri, ndonëse përfaqësonte Aleancën Kosova e Re, kishte deklaruar se “kandidati më i mirë për kryeministër është Albin Kurti”. Këtë deklaratë e kishte dhënë para arritjes së koalicionit mes AKR-së dhe PAN-it.

Para pak muajve, Bahtiri dhe Kurti kishin qenë pjesë e një debati me qytetarë në Mitrovicë.

Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë me kryetarin e Mitrovicës, por kontakti me të përmes telefonit ka qenë i paarritshëm. /Insajderi.com