Haradinaj premton se Kulla dhe Çakorri do të mbeten të Kosovës

Daut Haradinaj në një debat televiziv është zotuar se Kulla dhe Çakorri do të mbeten të Kosovës.

Haradinaj premton se Kulla dhe Çakorri do të mbeten të Kosovës

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka treguar se vazhdimisht ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe është zotuar se kjo pjesë do ti përkasë Kosovës.

“Çakorri dhe Kulla kanë me qenë të Kosovës. Disa here kam shku tek deputetët e LDK-së për të përmirësuar marrëveshjen për Kullën dhe Çakorrin . Ka gatishmëri nga të dyja palët pra nga Kosova dhe Mali I Zi për dakordimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

Edhe sekretari organizativ i PSD-së Dardan Molliqaj ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet me vullnet të qytetarëve.

“Ne i ofrojmë siguri qytetarëve se kemi për ti quar përpara temat për të cilat na kanë votuar, përfshirë dhe çështjen e Çakorrit dhe Kullës . Nëse votohet koalicioni AAK-PSD kjo çështje do të zgjedhjet vetëm në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Molliqaj, transmeton Gazeta Express.