Si pasojë e aksidentit të rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, kanë mbetur të lënduar tre persona.
Mjekët nga QKUK-ja kanë njoftuar se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijëm kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar mjeku kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqi, për Express.
Kamioni i kompanisë “Pastrimi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë në shiritin e kundërt duke aksidentuar kështu pesë vetura ndërsa është lënduar shoferi i kamionit dhe një pasagjere të cilët janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së.